Vjeshta me temperatura të larta/Hysa: Kjo ka ndikuar në rritjen e virozave stinore
Nisja e sezonit të vjeshtës me temperatura të larta po ndikon në situatën epidemiologjike e cila edhe përgjatë ditëve të para të muajit shtator është e lartë. Sipas shefes së këtij sherbimi Dhurata Hysa, virozat e stinës vijojnë të jenë prezente. Krahas rritjes së virozave stinore, ka një rritje të lehtë edhe të rasteve me covid, ndonëse me simptoma më të lehta. Përgjatë 24 orëve pranë urgjencës së spitalit rajonal Shkodër përballohet një fluks i cili varion nga 150-200 raste, ku pjesa më e madhe janë si shkak i virozave stinore.