Vjeshta, stina e duhur për të shijuar ngjyrat edhe në Urën e Mesit

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka ftuar vizitorët për të mos humbur rastin për të parë bukuritë që ofron Shkodra në stinën e vjeshtës. Vjeshta, sipas DRTK Shkodër, është stina e duhur për të shijuar ngjyrat.

Kjo ftesë është shoqëruar me postimin në rrjetet sociale të një fotografie mahnitëse të Urës së Mesit. Kjo urë është një urë historike që daton në shekullin e XVIII dhe është një nga vendet më emblematike të Shkodrës.

Ura e Mesit është e stilit osman, e ndërtuar mbi lumin Kir. Ajo është e njohur për arkitekturën e saj të veçantë dhe rëndësinë historike në rajon. Ura është një nga vendet më interesante për t’u vizituar dhe shkrepur fotografi për shkak të bukurisë së saj dhe lidhjes së saj me historinë e Shkodrës.

Ura ndodhet 8 km larg qytetit të Shkodrës dhe është një monument kulture me vlera të mëdha. E ndërtuar në vitin 1768 nga Mehmet Pashë Bushati, ura me kurriz shërbente për të lidhur Drishtin me Shkodrën. Me gjatësi 108 metër, gjërësi 3.40 metër dhe me 13 harqe jo simetrike, për ndërtimin e saj janë përdorur gurë të latuar, ndërsa traseja është bërë me pllaka guri.

Vlerat e kësaj ure shtohen dhe nga terreni piktoresk pranë saj me shkëmbinj dhe ujin e pastër.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Milani përmbys Parmën në kohën shtesë, Conceiçao “kriset” me dyshen Leao- Theo

Ndeshje e çmendur në “San Siro”. Milani përmbys Parmën, duke fituar 3-2 sfidën e vlefshme…

2 hours ago

Siguria ushqimore- Shqipëria përafron legjislacionin me BE, 3 ligje presin miratimin

Siguria ushqimore është një nga elementet e rëndësishme që duhet të përmbushë Shqipëria gjatë rrugëtimit…

2 hours ago

Testimi “Pisa 2025” – Kadija: Janë trajnuar 80 mësues, do marrin pjesë 3 gjimnaze

Zyra  Vendore Arsimore Shkodër ka gati mësuesit dhe shkollat që do të bëhen pjese e…

2 hours ago

Ndotja lumenjve vjen në bregdet – Aksion për pastrimin e zonës së Vilunit në Velipojë

Në zonën e Vilunit në Velipojë, dhjetëra të rinj u angazhuan në një aksion pastrimi…

2 hours ago

Festa në pedonale e “Don Boskos” – Dom Arben Gila: Në fokus edukimi i të rinjve

Prej  vitesh, qendra”Don Bosko” në Shkodër vijon të ofrojnë shërbime të ndryshme vullnetare veçanërisht për…

2 hours ago

E  diela në kala – “Rozafa”, vazhdon të presë vizitorë nga e gjithë bota

Këtë të dielë kalaja “Rozafa” , priti vizitorë të huaj. Më shumë ranë në sy…

2 hours ago

This website uses cookies.