Vjosa Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është thjesht çështje kohe!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në rrjetin social “X” për të komentuar vendimin e Komitetit të Ministrave i cili nuk mund ta fuste në rend dite çështja e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Osmani shkruan se “Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë”.
Më tej ajo shkruan se, “sasi të jemi atje, e para vendit ka theksuar se “ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë KiE: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës”.
“Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, nënvizoi.
Presidentja potencoi se Kosova është mirënjohëse ndaj të gjitha atyre vendeve që e kanë mbështetur deri më tani në këtë proces.
“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më shpejt se sa vonë”, përfundoi ajo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2024