Categories: LajmePolitikëRajoni

Vjosa Osmani mban fjalimin vjetor, Presidentja e Kosovës tha në Kuvend se ky ishte viti më i vështirë për sigurinë

Presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se vendi më 24 shtator u përball me situatën më të vështirë që kur ka shpallur pavarësinë. Gjatë fjalimit, i cili u bojkotua nga deputetët e partive opozitare PDK dhe AAK presidentja akuzoi Serbinë se pati qëllim të  destabilizojë jo vetëm Kosovën, por të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Banjska ishte vetëm një paralajmërim që Serbia nuk do të heqë dorë nga planet e saj te errëta”, tha Osmani.

Ajo falënderoi përfaqësuesit e opozitës që në këtë çështje treguan përkrahjen për institucionet e Kosovës

Në situata të tilla nuk duhet të ketë ndarje partiake e ideologjike, por duhet të ketë unitet, pa dallim. Rreshtimi i vetëm që na duhet është rreshtimi në anën e shtetit tonë të pavarur e sovran”, tha Osmani.

Duke iu referuar projektstatutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, Osmani tha se vlerësimin final duhet ta japë Gjykata Kushtetuese.

Është me rëndësi që të gjithë ne, pa dallim partiak, të ulemi dhe bashkërisht të përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund të kemi dhe t’i dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, kurdo që ky draft të vijë”, tha Osmani. 

Osmani në adresimin para deputetëve përmendi edhe çështjen e shqiptarëve Luginës së Preshevës, për të cilët tha se po përballen me diskriminim mbi baza etnike. Ajo shtoi se është angazhuar për lehtësimin e procedurave për marrjen e shtetësisë së Kosovës për banorët nga Presheva, Medvegja e Bujanovci. Presidentja Osmani tha se pavarësisht se sa komplekse është rruga e integrimit, Kosova nuk do të heqë dorë nga anëtarësimi në BE, ndërsa anëtarësimi në NATO duhet të jetë prioriteti numër një. Ndërkohë mbrëmjen e së enjtes Kuvendi i Kosovës miratoi buxhetin e vitit 2024 që kap një vlerë prej 3.3 miliardë eurosh.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.