Vjosa Osmani vizitë në Tiranë më 4–5 shtator, do pritet nga Presidenti Begaj

adf1158b829143b2a06984c40bbb7491
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri. Osmani do të mirëpritet nga homologu i saj, Bajram Begaj.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të presë me ftesë të tij për një vizitë shtetërore në Tiranë Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh.S.Znj. Vjosa Osmani.
Vizita do të zhvillohet në datat 4–5 shtator 2023”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
