Vlerësim ndërkombëtar për lekun, renditet në vendin e gjashtë mes 150 monedhave
Monedha shqiptare, LEK, mes më të mirëve në renditjen e performancës të Agjencisë Bloomberg në 2023.
Sipas analistëve të kësaj agjencie, nëse do të pyeteshin në fillim të 2023 se cilat monedha globale do të performonin më mirë gjatë vitit 2023, asnjë investitor i tregut në zhvillim ose kushdo tjetër, përfshirë politikë bërësit do ta kishte identifikuar Leku-un e Shqipërisë si një pretendent kryesor.
Agjencia e njohur ndërkombëtare, vlerëson si befasues faktin që, në pak më shumë se 9 muaj në 2023, Lek-u i Shqipërisë renditet në vendin e 6-të të 150 monedhave në renditjen botërore të performancës së Bloomberg.
Më poshtë grafiku që tregon këtë renditje në raport me monedhën amerikane.

Sipas Bloomberg, monedha e fortë dhe performanca makroekonomike e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë në monedhën e saj, tregun vendas të bonove të qeverisë.
Jo vetëm Bloomberg, por edhe RBI Group Capital Markets, që bëri një vizitë në Tiranë gjatë korrikut, tha se rritja e të ardhurave nga turizmi përbën pjesën kyçe të historisë pozitive.
Në afatgjatë, investitorët vlerësojnë perspektivën e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në BE, që siguron rritje të reformave dhe qeverisje të mirë.
Të ardhurat nga turizmi po rriten, jo vetëm si ringjallja e kërkesës globale dhe rajonale, por edhe për shkak të një thellimi dhe zgjerimi të vazhdueshëm të ofertës turistike të Shqipërisë.
Analistët e këtyre agjencive kanë arritur në përfundimin se Shqipëria, jo vetëm që është gjithnjë e më shumë në hartat e turistëve globalë, por në mënyrë progresive do të kalojë edhe në hartat e investitorëve globalë.