Vlerësim për Fest 63, Elhaida Dani mesazh urimi në rrjetin social
Pak ditë pasi Fest 63 uli siparin, Elhaida Dani, drejtoresha artistike përmes një mesazhi falenderues bërë publik në Instagram, vlerëson pjesëmarrjen e saj në sipërmarrjen më të madhe, që solli këtë fund dhjetori spektakël plot risi dhe prurje këngësh të jashtëzakonshme.
Këngëtarja e njohur, suksesi i së cilës ka kaluar kufijtë shqiptarë, shkruan se, ky festival solli shkëlqimin dhe besimin si asnjëherë tjetër.
Elhada nuk harron të falenderojë edhe të gjithë ata që i dhanë frymë magjisë së Fest 63, duke nisur nga Orkestra profesioniste e RTSH-së, bashkëpunimin me Alfred Kaçinarit dhe Shpëtim Saraçin, Elton Dedën që udhëhoqi Bendin artistik, autoren Zefina Hasanin dhe regjisorin Redi Trenin si edhe drejtoren e Festivalit njëherësh zv. drejtoreshën e RTSH-së Aurora Polo.
Për Elhaidën kjo eksperiencë saj në Fest 63 është fillimi i një bashkëpunimi të gjatë. Për artisten shqiptare, dyshja Ornela Bregu dhe Enkel Demi ishin qershia mbi tortë.
Elhadia Dani përveçse drejtoi artistikisht Festivalin e Këngës, dha performanca të mrekullueshme duke nisur nga interpretimi i këngës “Fëmija i parë”, kënduar më parë nga e madhja Vaçe Zelës, që hapi festivalin, përformoi gjithashu përkrah këngëtarit francez Slimane, i ftuari special i natës së dytë, e deri tek performanca e natës finale ku ajo përçolli një mesazh të fortë kundër gjuhës së urrejtjes.
Festivali i këngës në RTSH pati jehonë të madhe jo vetëm në radhët e artistëve dhe u përshëndet edhe nga kryeminstri Edi Rama, e ndërsa natën finale u ndoq nga një numër i madh personalitetesh, të artit kulturës dhe politikës, mes tyre edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.