Finalja e Dublinit është përcjellë edhe nga “L’Equipe”, e cila ka habitur jo pak me vlerësimet e saj të protagonistëve të duelit mes Atalantës dhe Lverkusenit.
Kështu Lokman bëhet lojtari i 18-të, i cili vlerësohet me notën 10-të nga “L’Equipe”. “Nigeriani ishte autor i tri golave të bukur. Për Ademolan bëhet fjalë për ndeshjen perfekte. Shënoi tri gola në rrugë të ndryshme duke konfirmuar se ishte mbrëmja e tij”, argumentonte gazeta vendimin e marrë për t’i vendosur notën dhjetë sulmuesit nigerian.
Lokman i bashkohet një grupi të veçantë futbollistësh pasi përpara tij vetëm 16 futbollistë ishin vlerësuar me notën 10 nga “L’Equipe” për performancën e tyre.
Sa i përket të tjerëve “L’Equipe” kishte vlerësuar me notën më të ulët (6) mes fituesve katërshen e formuar nga Muso, Kolasinaç, Gjimshiti dhe De Ketelare.
Lojtarët më të vlerësuar nga “L’Equipe”:
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.