Vlerësimi i mjedisit parazgjedhor, një delegacion i ODIHR zhvilloi një takim në RTSH

Me qëllimin për të vlerësuar mjedisin parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, një delegacion i ODIHR ka nisur takimet me institucionet publike që kanë lidhje me procesin.

Delegacioni i përbërë nga Ulvi Akhundlu, Zëvendëskryetar i Departamentit Zgjedhor të ODIHR-it, Kakha Inaishvili, Këshilltar Zgjedhor i ODIHR zhvilluan një takim me zëvendës drejtoreshën e Përgjithshme të RTSH-së, Aurora Polo dhe stafin drejtues për t’u njohur për nevojat dhe përgatitjet që po bën media publike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ky delegacion ne axhendën e tij ka edhe takime me zyrtarë të lartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Pas takimeve që delegacioni do të zhvillojë në Tiranë, do të ketë një raport vlerësues. Në bazë të këtij raporti do të rekomandohet dërgimi i një misioni të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vendin tonë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.