Vlerësohen poetët e rinj, konkursi “Të rinjtë në poezi” u finalizua me shpalljen e tre fituesve nga juria
Një pasdite dedikuar të rinjve dhe krijimtarisë së tyre, ku kryefjalë ishte poezia, ishte ajo në të cilën u zhvillua finalja e konkursit “Të rinjtë në poezi” në ambientet e Qendrës Rinore “Atelie”.
Rreth 20 poetë të rinj u bënë pjesë e tij duke dëshmuar interes për këtë iniciativë artistike.
Konkursi “Të rinjtë në poezi” i organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie” u finalizua me tre fituesit e tij nga një juri e përbërë prej disa poetësh.
Gjatë eventit, u interpretuan poezi nga të rinjtë pjesëmarrës, ndërsa për fituesit u dhurua botimi më i ri i antologjisë “Pena e Shkodrës”.