Vllazni e pandalshme/ Kuqeblutë mundin Tiranën 3-1, katër pikë larg vendit të parë
Ka javë të tëra që e komplimentojmë për lojën dhe rezultatet e arritura, por me atë që shfaqi ndaj Tiranës në ndeshjen e javës së 26-të të “Abissnet Superiore” tregoi më së miri se kemi të bëjmë me një Vllazni të pandalshme. Fitorja 3 me 1 ndaj bardhebluve në “Loro Boriçi”, falë golit të kroatit Marko Juriç, si dhe dygolëshit të kapitenit Bekim Balaj, është një tregues që nuk ka nevojë për koment. Fitore kjo, e cila përpos entuziasmit që përfshiu stadiumin “Loro Boriçi”, por edhe një qytet të tërë, bëri që diferenca me Egnatian kryesuese tashmë të jetë vetëm në kufijtë e katër pikëve. Ndërkohë, për teknikun e bardhebluve, Vllaznia nuk e dominoi Tiranën, por sipas tij vendosen episodet.Emocionet e kampionatit do të pasohen mesjavën e ardhshme me ato të Kupës së Shqipërisë, ku Vllaznia pret në Shkodër Erzenin për çerekfinalen e dytë, kur të parën e ka humbur në transfertë me rezultatin 2-1.