Vllazni spektakolare/ Kuqeblubutë mundin kryesuese Egnatia, mesazhi për titull
Java e 24-të e kategorisë Abissnet Superiore është mbyllur me sfidën Vllaznia-Egnatia, ndeshje e cila u luajt pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” shoqëruar me një mjedis entuazist dhe festiv të ditëlindjes së 105 të Vllaznisë. Një ndeshje që dhuroi spektakël, me Vllazninë që kalon e para në avantazh me kapitenin Balaj, barazon Egnatia me një supergol të Edison Ndreces, dhe pastaj vjen një tjetër supergol, por në portën e shkodranit Sherri të Egnatias nga ana e Ildi Grudës, që vulos fitoren e merituar të Vllaznisë me rezultatin 2-1. Një Vllazni spektakolare, e cila ndezi atmosferen në stadiumin “Loro Boriçi”Fitoren e Vllaznisë e ka pranuar edhe trajneri rrogozhinas, Edlir Tetova, duke e konsideruar Vllazninë një rival të denjë për titull.Edhe pse u mund në Shkodër, pas javës së 24-të, Superioren vazhdon ta kryesojë Egnatia me 48 pikië, por tashmë diferenca me Partizanin dhe Vllazninë me pikë të barabarta 40-të, është vetëm me 8 pikë.