Vllaznia absolute e boksit shqiptar – Titulli i 26-të kampion si ekip dhe Haxhillari më i miri i kampionatit
Kampionati Kombëtar i boksit për të rritur është komanduar tërësisht nga Vllaznia e Shkodrës, e cila në përfundim të aktivitetit ka rrëmbyer dy trofetë kryesorë, titullin kampion, i 26-ti për nga radha si dhe trofeun e boksierit më të mirë të kampionatit, të cilën e fitoi Ani Haxhillari.
Për boksierin Nelson Hysa, ky ishte titulli i 17-të kampion individual duke e mbyllur këtu me boksin amator olimpik.
Sinkron-NELSON HYSA(Boksier)
Ndërkohë, presidenti Mondi Ndou e ka nisur mbarë drejtimin e boksit shkodran duke fituar titullin e parë kampion me Vllazninë.
Sinkron-MONDI NDOU(President i Vllaznisë Boks)
Kampionët kombëtar individual nga ekipi i Vllaznisë në këtë kampionat ishin: Hysen Karmenshtna, Ani Haxhillari, Senad Drini, Bekim Vjerdha dhe Nelson Hysa.