Vllaznia-Apolonia, finalja e futbollit femra, trajneri Leka dhe futbollistet Ramadani-Lufo, besojnë te titulli kampion

Vllaznia – Apolonia është finalja e madhe për titullin kampion të këtij edicioni në kampionatin “Abissnet Superiore” për futbollin e femrave. Ditën e djeshme u zhvilluan takimet e dyta gjysmëfinale të vlefshme për “Final 4”. Vllaznia nuk e vendosi aspak në diskutim finalen, teksa triumfoi edhe në ndeshjen e dytë të zhvilluar në “Reshit Rusi” duke fituar ndaj Partizanit me rezultatin e thellë 7-0, ndërkohë që në të parën kishte fituar 0-3 në transfertë.
Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Apolonia – Tirana, fieraket fituan me rezultatin 2-0 dhe siguruan finalen, e cila do të luhet më 13 maj në “Shtëpinë e Futbollit” Tiranë.