Vllaznia bën goditjen e parë në merkato, blen lojtarin që spikati tek Erzeni
Vllaznia ka nisur përgatitjet për aventurën në Kupat e Evropës dhe po përforcon skuadrën me elementë cilësorë për sezonin e ri.
Klubi shkodran ka bërë blerjen e parë në merkato, pasi në kanalet zyrtare njofton se ish-lojtari i Erzenit, Amir Kahrimanoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë.
“KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se nga sot pjesë e saj do të jetë edhe futbollisti Amir Kahrimanoviç. Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord dhe më pas është firmosur një kontratë njëvjeçare me mesfushorin- fantazist që në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e ekipit të Erzenit ku ka spikatur me performancën e tij”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.