Jo vetëm me rezultat, ku mban vendin e parë në renditje, por në përgjithësi, me lojrat cilësore të zhvilluara, brenda dhe jashtë fushës së saj, Vllaznia mbetet bukuria e Abissnet Superiore.
Opinioni për skuadrën kuqeblu vjen nga një figurë e spikatur e futbollit shkodran si Vioresin Sinani, i cili është futur në histori si golashënuesi më i mirë në vite i futbollit shqiptar me 226 gola të shënuar.
Si sulmues race, Sinani, i cili një nditë më parë mbushi 47 vjeç, shprehet i kënaqur me repartin e sulmit duke vlerësuar kapitenin Bekim Balaj, kryesues i listës së golashënuesve të Superiores me 8 gola.
Duke qënë pjesë e stafit teknik të Vllaznisë në pozicionin e zëvendëstrajnerit, Sinani ndalet tek vemendja maksimale e elementit të ri, ku mes tyre po spikat sulmuesi Kevin Dodaj.
Për Sinanin, me këtë ritëm që po ecën Vllaznia do të vijojë të jetë mes skuadrave të kreut duke pasur si synim të vetëm titullin kampion.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar vendimin për të dërguar për verifikim në Prokurorinë e…
Edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.…
Gjermania është vendi që do të presë finalet e UEFA Nations League 2024/25, që do…
Rey Manaj ishte autor i një dygolëshi në fitoren 3-0 që Shqipëria arriti përballë Andorrës…
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka komentuar suksesin 3-0 që kuqezinjtë arritën përballë Andorrës në “Arena…
Kombëtarja shqiptare triumfon përballë Andorrës. Kuqezinjtë e fituan ndeshjen me rezultatin 3-0, rezultat ky që…
This website uses cookies.