Vllaznia dhe Kombëtarja në “Studio Sport”, Mani, Marashi dhe Dibra, optimistë për kuqeblutë dhe kuqezinjtë

Lëvizjet më të fundit në merkaton e Vllaznisë, suksesi i atletikës shkodrane, si dhe i kombëtares së femrave të drejtuar nga trajneri shkodran Armir Grima, por edhe përgatitjet e kombëtares së meshkujve të drejtuar nga Sylvinjo për Europianin Gjermani 2024, zunë pjesën më të madhe të emisionit Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra me të ftuarit në panel, Ardit Mani, Albert Marashi dhe Edmond Dibra.
Pjesë e emisionit ishte edhe mbyllja me sukses e sezonit të futbollit amator nga zyra rajonale Shkodër, si dhe intervista me ish kampionin e radioamatorizmit, Filip Thomollari.