Lajme

Vllaznia-Dinamo, Daja: Dy ekipe që kanë shënuar më shumë se të tjerët

Dinamo do të ndeshet me Vllazninë në javën e 16-të të “Abissnet Superiore” dhe që do të vijë për shikuesit në ekranin e RTSH duke nisur nga ora 19:30. Në prag të kësaj sfide, trajneri i bluve, Ilir Daja ka deklaruar në konferencë për shtyp: “Vllaznia ka një ekip nga më të fortët e kampionatit shqiptar, jemi gati me pikë të barabarta”.

“Jemi dy ekipet që kanë shënuar më shumë se të tjerët, që do të thotë se kemi sulm të mirë, por dy ekipet kanë probleme me golat e pësuar”.

“Besoj se do të jetë një lojë e bukur për t’u parë nga tifozët e të dy kampeve. Ne dhe Vllaznia bëjmë një lojë të hapur dhe ekipi që do të mbrohet më mirë, që do të ketë më shumë ekuilibër, ka më shumë mundësi për fitore”.

“Dëmtimet? Është rikthyer Aliji, na mungon edhe Mandela, që është golashënuesi ynë më i mirë bashkë me Zabërgjën, përveç Bregu dhe Hoxha që nuk është akoma gati për të startuar një ndeshje. Morali dhe gjendja janë mirë, sepse fitorja me Teutën ka ndikuar në këtë drejtim”.

“Futbolli është sport subjektiv, në çdo ndeshje ka dilema, sepse janë shumë situata të ndryshme”.

“Nuk kemi pasur shumë kohë për t’u përgatitur, ashtu si kundërshtari, kështu që secili ekip do t’u mëshojë manovrave të veta. Vetëm një gjë kam të sigurt, që kam një grup futbollistësh shumë të përgjegjshëm që do të japin maksimumin, pastaj ia lëmë fushës”.

“Dihen vlerat e Balajt, por Vllaznia ka edhe lojtarë të tjerë me eksperiencë, si Gurishta, Mala, Krymin që nuk e di luan apo jo. Vllaznia një pjesë të mirë të golave të shënuar i ka nga goditjet standarde, ku një pikë referimi është edhe Balaj. Do t’i kushtojmë vëmendjen e duhur, por vështirë të mbulohet”.

“Në Shkodër luhet futboll, sepse sportdashësit shkodranë kur luan mirë dhe fiton, ata të mbështesin. Është një ambient i mirë për të luajtur, edhe stadiumi është i mirë. Statistikat janë bërë për t’u ndryshuar. Kemi një fitore me Vllazninë, por kishte problematikat e veta, sepse nuk ishim në numër të barabartë. Është fushë e vështirë në sensin sportiv, por do të synojmë më të mirën, sepse kur arrihet diçka në një fushë të vështirë, është më bukur”.

“Kemi marrë rezultate pozitive, kemi vetëm një humbje që kur jam në krye të Dinamo. Që të ketë vazhdimësi në shtrirje më të gjatë kohore, duhet punuar me një projekt më afatgjatë, edhe me akademinë. Kur të kemi të gjithë kontigjentin në dispozicion, do të jemi më të fortë”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

6 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

6 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

6 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

6 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

6 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

6 hours ago

This website uses cookies.