Vllaznia dominon futbollin e femrave, vjen titulli i 11-të radhazi
Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë për femra për këtë edicion futbollistik. Vajzat shkodrane kanë dominuar finalen ndaj Apolonisë, të cilën e fituan me rezultatin 4-0.
Ndryshimi formulës së kampionatit të femrave në futboll nuk ka sjellë asnjë lloj ndryshimi. Vllaznia është shpallur përsëri kampione dhe ka fituar titullin e 11-të radhazi.
Vllaznia ka dominuar sfidën dhe ka shënuar tre gola në 7 minuta në pjesën e parë me Franjën, Berishën dhe Ramadanin. Franja shtoi një tjetër gol në pjesën e dytë, duke mbyllur çdo diskutim dhe duke i dhënë vajzave shkodrane trofeun e radhës në futbollin e femrave.