Vllaznia, “dopio” fitore në basketboll / Ekipet kuqeblu mundin Studentin për femra dhe Tiranën për meshkuj
Një javë e sukseseshme për basketbollin shkodran është konsideruar ajo që lamë pas. Dy ekipet e Vllaznisë, për femra dhe meshkuj kanë arritur dy fitore shumë të rëndësishme, duke mundur respektivisht Studentin për femra dhe Tiranën për meshkuj. Dy ndeshjet në fjalë janë zhvilluar ditën e dielë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku fillimisht ka qënë dueli i femrave, Vllaznia-Studenti, i fituar nga kuqeblutë me rezultatin 62 me 33. Për trajnerin kuqeblu, Bledar Gjeçaj, fitorja ndaj Studentit ishte shumë e rëndësishme, pasi skuadra e tij siguroi pjesëmarrjen në Play Off, shumë javë para mbylljes së kampionatit.
Menjëherë pas ndeshjes së femrave, ka ardhur edhe fitorja e dytë radhazi e basketit shkodran. Një mbrëmje për t’u mos u harruar nga tifozëria shkorane, e cila ka meritën kryesore që mbështeti skuadrën gjatë të gjithë ndeshjes. Pa lënë mënjanë tre periodat e para, e katërta ishte me të vertetë shumë emocionuese, ku Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi, triumfon ndaj Tiranës me rezultatin 83 me 77.
Me këtë fitore, Vllaznia e basketit meshkuj, është ngjitur në vendin e dytë me pikë të barabarta me Kamza Basket me 21 pikë, ndërkohë që kryeson Besëlidhja me 24 pikë.