Lajme

Vllaznia dy herë me Elbasanin / Trajneri Brdaric: Ndeshja e Supërligës impakt edhe për atë të Kupës

Vllaznia luan me Elbasanin në “Loro Boriçi” këtë të premte me Elbasanin.

 Duket se ekipet kanë objektiva të ndryshme në këtë fazë të Superligës.

 Kuqeblutë duan të sigurojnë Final 4 dhe të synojnë vendin e parë, ndërsa Elbasani luan mundësitë e fundit për të hyrë në fazën finale të Superligës.

 Trajneri Thomas Brdaric, vlerëson ekipin dhe trajnerin e tyre.

 “Duhet të jemi shumë mirë të përgatitur, e dimë se është një ekip me mjaft eksperiencë, po ashtu edhe trajneri me eksperiencë.

 Po provojnë mundësitë e fundit që kanë për të hyrë në “Final 4”.

 Detyra jonë, është t’i ndalojmë ata dhe të arrijmë obvjektivat tona.

Kemi analizuar ndeshjen tonë me Dinamon, kemi parë mjaft gjëra të mira, por duhet të parandalojmë gabimet e vogla.

Janë gjëra që ndodhin në futboll, por duhet të mësojmë sa më shpejt nga ato. Nesër do të kemi një formacion ndryshe, pasi Jago dhe Melo janë me kartona të kuq.

Kemi disa lojtarë që luajnë në shumë pozicione. Është një mundësi e mirë për ata që nuk kanë luajtur, ta nisin si titullarë.

 Nuk punojmë me 11 lojtarë, por me të gjithë, që të jenë gati në çdo kohë, – shprehet trajneri Brdaric  .

Vllaznia dhe Elbasani, do të përballen së bashku dy herë në “Loro Boriçi”, ku do të luhet edhe ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë, ku e para u mbyll në barazim. Brdaric, sheh një lidhje mes dy ndeshjeve, në distancë kohore 4 ditë.

“Ne për çdo ndeshje shkojmë për t’i fituar. Duhet të punojmë fort, të rrime me këmbë në tokë, të mos nënvleftësojmë asnjë ekip dhe as situatat e tyre. Nesër duam të bëjmë edhe më mirë. Duhet të vazhdojmë të shënojmë, të marrim pikë. Të shënojmë dhe të kemi një balancë të mirë në mbrojtje, të dalim me një reztultat të mirë.

 Kjo do të ketë impakt edhe në ndeshjen për kupën me Elbasanin”, vijoi  trajneri Brdaric  .

Vllaznisë në këtë ndeshje, do t’i mungojnë dy mbrojtës që dolën me të kuq në ndeshjen me Dinamon, Jago dhe Melo.

 Megjithatë, Brdaric thotë se punohet me të gjithë futbollistët, jo vetëm me 11. Ata që nuk kanë luajtur fare apo pak deri tani, kanë mundësi të hyjnë në fushë si titullarë.

Blerti Delija

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

7 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

8 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

9 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

9 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

9 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

9 hours ago