Vllaznia e atletikës – Rrotani: Atletika po kalon momente të mira, duke arritur tituj dhe rekorde
Atletika shkodrane po kalon momente të mira, duke arritur disa tituj dhe medalje me sportistë të grupmoshave të ndryshme.
Trajneri i atletikës, Bruno Rrotani, tregon më tepër rreth punës dhe arritjeve gjatë këtij viti.
Pa dyshim, sportisti më në formë për momentin, me shumë tituj dhe rekorde, i cili drejtohet nga Rrotani, është Franko Burraj.
Përveç arritjeve të shumta, pak ditë më parë, Bruno Rrotani u shpall trajneri më i mirë i vitit në Shkodër.
Ky çmim është një vlerësim i madh për të dhe punën e tij.
Megjithëse atletika ka arritur shumë trofe dhe suksese, ajo ndeshet me vështirësi, veçanërisht në aspektin financiar dhe infrastrukturor.
Për këtë arsye, Bruno Rrotani kërkon një vëmendje më të madhe dhe mbështetje për këtë sport.