Vllaznia e basketbollit të femrave – Mustafa: Besoj se skuadra do të arrijë objektivat e këtij sezoni.
Vllaznia e basketbollit të femrave e mbylli fazën e parë të kampionatit në vendin e katërt, duke paraqitur një nivel të lartë ndeshjesh në përgjithësi. Trajnerja e kësaj skuadre, Medina Mustafa, tregon më tepër rreth ecurisë së skuadrës.
Medina Mustafa, trajnerja e Vllaznisë në basketbollin e femrave, thotë se marrja e drejtimit të skuadrës është një eksperiencë e re për të, por beson se me grupin që ka në përbërje, do të arrijnë objektivat.
Trajnerja e Vllaznisë shpreson që skuadra të jetë në katërshen më të mirë në fund të kampionatit.
Ndryshe nga skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar të basketbollit, ekipi i Vllaznisë përbëhet vetëm nga sportiste nga Shkodra. Ky element i bën ato të kenë një lidhje më të fortë me qytetin dhe fanellën e skuadrës. Mosha mesatare e skuadrës është 23 vjeç, çka garanton një të ardhme të sigurtë për këtë skuadër.