basket meshkuj 23 1
Me atë që paraqitën basketbollistët kuqeblu mbrëmjen e së dielës në përballjen me Teutën e Durrësit, pa as më të voglin hezitim duhet thënë se Vllanzia dhuroi spektakël në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndonëse ballafaqoheshin dy skuadra me pozita të kundërta, Teuta e blinduar me basketbollistë të huaj dhe e investuar për skuadër kampione dhe Vllaznia modeste, e cila akoma nuk ka një sponsor që ta mbështesë, basketbollistët kuqeblu nuk kanë dashur t’ia dinë. Me një trajner shumë impulsiv në drejtimin e skuadrës, Vllaznia dhuroi spektakël duke sfiduar ekipin durrsak me shifrat 82 me 65, fitore kjo që është duatrokitur gjatë nga tifozëria shkodrane.
Ajo që e gëzon më shumë trajnerin Bekteshi, është promovimi që po i bën elementit të ri, për të cilët kishte minuta në fundin e ndeshjes.
Pas javës së tretë, Vllaznia është vendin e dytë të renditjes me 5 pikë po aq sa ka edhe Tirana dhe Kamza, me të cilën do të luajë javën e ardhshme në “Qazim Dervishi”.
Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…
Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…
Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…
Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…
Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…
Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…
This website uses cookies.