Categories: LajmeSport

Vllaznia e femrave, “dorëzon” kupën / Mos udhëtimi në Gramsh, rrezikon humbjen në tavolinë

Prej dhjetë vitesh është skuadra absolute e futbollit të femrave duke fituar të gjithë trofetë kombëtarë, Kupë dhe Kampionat. Duke i shtuar edhe pjesëmarrjet sistematike të viteve të fundit në Ligën e Kampioneve të Europës, madje edhe në konkurimin e fazës së grupeve, kjo Vllazni është shndërruar në një simbol, jo vetëm për Shkodrën, por për futbollin shqiptar në përgjithësi. Por, vjen një moment, që duket, se me dëshirë apo pa dëshirë, entuziasmi i vazhdimit të një paraqitje të tillë nis e zbehet. Në fakt, për hir të së vertetës, jo shumë larg, nga kampi kuqeblu i femrave, sportistë, trajnerë dhe drejtues klubi, nuk kanë nguruar të shpalosin ambiciet e tyre në vijueshmërinë e fitimit të trofeve të tjerë. Por, incidenti i regjistruar në ndeshjen Tirana-Vllaznia, ku sipas drejtuesve kuqeblu, skuadra e tyre u dhunua nga vendasit, ka ndikuar jo pak në aspektin moral për futbollistët kuqeblu dhe stafin e tyre. Situatë që është rënduar akoma më shumë me vendimet e Komisionit të Disiplinës duke nxjerrë tërësisht të pakënaqur Vllazninë e futbollit të femrave. Kjo është parë qartazi edhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë luajtur në Shkodër, ku Vllaznia nuk arriti të fitojë më shumë se 2 me 0. Por, ajo që duket se i ka vënë kapakun kësaj situatë tejet konfuze të Vllaznisë ka të bëjë me mos udhëtimin e skuadrës kampione drejt qytetit të Gramshit për të luajtur ndeshjen e kthimit  dhe siguruar kualifikimin në turin gjysëmfinal. Zyrtarisht, Klubi i Futbollit Femra, bën të ditur se mos udhëtimi për ndeshjen e kthimit në Gramsh ka bëjë me një defekt teknik që ka pësuar në nisje e sipër automjeti tyre. Një mosparaqitje në ndeshjen e kthimit në Gramsh, që automatikisht, sipas rregullores, Vllaznia e humb ndeshjen në tavolinë duke u eleminuar nga Kupa e Shqipërisë. Ndërkohë, nën zë, thuhet se kjo mosparaqitje e Vllaznisë në Gramsh është një sinjal-mesazhi nga ana e tyre për Federatën Shqiptare të Futbollit në lidhje me vendimet e Komisionit të Disiplinës për dhunën e ushtruar në ndeshjen Tirana-Vllaznia të femrave. Situata është jo pak serioze, sepse një tërheqje, apo zvoglim i potencialit të Vllaznisë, konsiderohet një hap prapa në atmosferën e futbollit të femrave në Shqipëri, aty ku edhe projektet e FSHF-së dhe strukturave ndërkombëtare, UEFA-FIFA, janë shtuar shumë për Shqipërinë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

14 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

14 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

14 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

14 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

14 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

14 hours ago

This website uses cookies.