Sport

Vllaznia e Femrave miqësore në Francë/Kuqeblutë do të luajnë përballë Olympique Lyonnais

Vllaznia e futbollit femra është në përgatitje e sipër për nndeshjet europiane që nisin me datë 4 shtator, ku skuadra kuqeblu do t’i luajë ndeshjet e grupit 2 në Gjeorgji. Por, ndërkohë, falë figurës së mirë si pjesëmarrëse sistematike e përvitshme në konkurimin e Ligës së Kampioneve, ka bërë që emri i Vllaznisë të jetë i respektuar mes skuadrave të elitës së futbollit europian. Një gjë e tillë vertetohet edhe nga fakti, kur njëra prej skuadrave më të njohura të kontinentit, Olympique Lyonnais i Francës ka kërkuar të zhvillojë një ndeshje miqësore me kampionen e Shqipërisë, Vllazninë e Shkodrës. Ndërkohë, përmes faqes zyrtare të klubit Vllaznia të femrave, konfirmohet ftesa zyrtare për këtë miqësore e ardhur nga klubi francez Olympique Lyonnais duke u planifikuar që kjo ndeshje të luhet më datë 14 shtator në Lyon të Francës. Për t’u theksuar është se kundërshtari i kësaj miqësoreje për Vllazninë është shpallur 17 herë kampione e Frances, ndërkohë që është edhe 8 here fituese e Champions League, më shumë se asnjë skuadër tjetër europiane.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

13 minutes ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

19 minutes ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

21 minutes ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

24 minutes ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

29 minutes ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

1 hour ago

This website uses cookies.