Lajme

Vllaznia e femrave vijon përgatitjet, të dielën do të luajë miqësoren me Buduçnost-in

Vllaznia e femrave vijon përgatitjet për ndeshjet e “UEFA Women’s Champions League”, të cilat do t’i luajë në fillimin e muajit shtator në Gjeorgji dhe gjatë kësaj periudhe përpos seancave me ngarkesa të mëdha stervitore, po mendohet edhe për organizimin e 2-3 ndeshjeve miqësore.

E para do të luhet këtë të dielë. Mësohet se kundershtar i kampiones shqiptare do të jetë skuadra malazeze e Buduçnost. Kjo e fundit ka nisur një projekt me të cilin kërkon të fitoje titullin kampion në sezonin e ri te futbollit malazez dhe si rrjedhoje ka bërë disa përforcime në merkato.

Në këto rrethana, do të jetë një test i mirë edhe për Vllazninë. Ndeshja është vendosur të luhet ditën e dielë, më datë 18 gusht në ora 17:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Përballja  pritet me interes nga dashamirësit e ekipit kuqeblu, pasi në rradhët e tij, së fundmi kanë ardhur një numër i konsiderueshëm lojtaresh të huaja, të cilat në pamje të parë janë cilësore dhe mbetet për t’u parë se si ata do të ingranohen me pjesën tjetër të lojtareve që janë në skuadër.

Gjithsesi, pas miqesores me Buduçnost këtë fundjave, drejtuesit e Vllaznisë po mendojnë edhe për organizimin e ndonjë ndeshje tjetër,  ku më e mundshmja do të jetë një përballje me kampionen e Kosovës, ekipin e Mitrovicës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Gol dhe asist për Salah, arrin rekordin e Mesit

Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…

5 minutes ago

Lara Colturi e mbyll fundjavën në vendin e 13-të

Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…

7 minutes ago

Shqipëria fiton ndaj Austrisë në Vjenë

Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…

8 minutes ago

Moti- Dita e sotme me alternime vranësirash dhe reshje të pakta

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…

11 minutes ago

Zgjedhjet në Gjermani, Merz premton negociata të shpejta për koalicionin qeverisës

Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…

13 minutes ago

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

17 hours ago

This website uses cookies.