Vllaznia e futbollit të femrave prezanton blerjet e reja, synohet titulli i 11-të kampion radhazi

Vllaznia e futbollit të femrave do të ketë në gjirin e saj për pjesën e dytë të sezonit, edhe tre futbolliste të reja, të cilat vijnë nga Kosova, Japonia dhe Amerika. Prezantimi i tyre është bërë paraditen e së enjtes në zyrën e KFF Vllaznia nga presidenti i këtij klubi, Lazër Matija.
Sipas njëshit të klubit kuqeblu Matija, largimi i Megi Doçit në Turqi është zëvendësuar denjësisht me një sulmuese potente që vjen nga klubi kosovar i Malishevës.
Me emocion për veshjen e tyre kuqeblu, folën edhe Yamada Risa, e para japoneze që bëhet pjesë e futbollit shqiptar të femrave, si dhe amerikanja, Briana Leee.
Prova e parë e Vllaznisë së futbollit të femrave me tre futbollistet e huaja në formacion, do të jetë ditën e dielë, kur do të ballafaqohet me Partizanin një stadiumin “Loro Boriçi”.