Vllaznia e Futsales në merkato, trajneri Xhaferi: Behari dhe Gogaj, forcojnë grupin kuqeblu
![vllaznia e futsalles](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/04/vllaznia-e-futsalles.jpg?fit=1024%2C483&ssl=1)
Pas një paraqitje të mirë të sezonit që sapo përfundoi ku u rendit në vendin e dytë, Vllaznia e Futsales ka nisur përgatitjet për sezonin e ardhshëm. Dhe, pikë së pari e ka nisur me merkaton duke riveshur kuqeblu dy shkodranët e spikatur , Fatos Behari dhe Semir Gogaj, të cilët sezonin e kaluar mbajtën peshën kryesore të Flamurtarit të Vlorës.
Për trajnerin Arben Xhaferi, firmosja me portjerin Behari dhe sulmuesin Gogaj, e ka forcuar edhe më shumë grupin kuqeblu.
Sezoni 2024-2025 është i treti radhazi për stafin e ri me presidentin Fisnik Barbullushi në krye, duket se këtë radhë objektivi i fitimit të titullit kampion do të jetë më pranë për to.