Vllaznia e koshit me 6 blerje të reja, trajneri Bekteshi dhe blerja e re Memçaj, optimist për sezonin e ri sportiv
Vllaznia e koshit për meshkuj vazhdon fazën përgatitore duke konsumuar ditët me ngarkesa fizike, process, i cili po zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Gjashtë blerjet e reja në merkaton verore kanë krijuar një klimë shumë të mirë në gjirin e skuadrës kuqeblu.
Një gjë të tillë e shpreh në prononcimin e dhënë për RTSH edhe trajneri Damian Bekteshi si dhe i riu Elian Memçaj, i cili rikthehet në Shkodër pas një përvoje që kaloi në radhët e durrsakëve të Teutës.
Deri në fund të javës, skuadra kuqeblu e basketit meshkuj do të vijoijë përgatitjet fizike në stadiumin “Loro Boriçi”, dhe më pas do të spostohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të vijuar në aspektin teknik dhe taktik në pritje të fillimit zyrtar të sezonit të ri sportiv, 2024-2025.