Vllaznia e mbyll me Kupën/Pas eleminimit nga Egnatia, tashmë përqëndrimi në kampionat
Goli spektakolar i shënuar nga Rejan Alivoda në pjesën e parë nuk mjaftoi për ta kualifikuar Vllazninë, por vetëm për ta çuar deri në shtesë, aty ku edhe pse me një futbollist më pak në fushë, Egnatia shënon me Montenegron dhe kalon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Pas këtij eleminimi, tashmë Vllaznia përqëndrohet në kampionat, për të mos dalë nga objektivat.Nga ana tjetër, teknikun rrogozhinas, Edlir Tetova, ky kualifikon e motivon më shumë që Egnatia të synojë dy trofetë e sezonit.
Finalja e kupës së Shqipërisë do të luhet më 14 maj, mes Egnatias dhe Kukësit, i cili eleminoi Tiranën në gjysmëfinale.