Vllaznia e mundjes, fituese e kupës U-9 / Spikatën kampionët individualë: Hoti, Demushi, Demushi, Hafizi

Mundësit e vegjël të Vllaznisë për kategorinë U9-të, të drejtuar nga traneri Altin Anza, bënë një përfaqësim shumë të mirë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, zhilluar në kryeqytet për dy disiplinat e sportit të mundjes, të Lirë dhe Klasike për grupmoshat U-9 dhe U-12.
Paraqitjen më të mirë nga ekipi i Vllaznisë në mundjen e Lirë e kanë bërë mundësit e vegjël të kategorisë U-9: Jasir Hoti, Veton Demushi, Prisjam Demushi dhe Jusuf Hafizi. Që të katër këto mundës të talentuar i fituan të gjitha ndeshjet me kundërshtarët e tyre duke u shpallur kampionë individual në peshat e tyre përkatëse.
Një figurë shumë të mirë sportive bënë edhe mundësit e renditur në vendin e dytë, ndonëse nuk ja dolën të shpallen kampionë individuale: Muhamed Ulqinaku dhe Emir Ulqinaku për grupmoshën U-9.
Ndërkohë që për kategorinë U-12, Fuhejd Faslia, Samed Lohja dhe Rajan Grenazi u renditën në vendin e dytë ndërsa Enes Ulqinaku në të tretin.
Rezultatet pozitive të arritura në këtë kampionat nga ekipi i Vllaznisë, janë tregues i një pune të vazhdueshme që po bën vitet e fundit trajneri Altin Anza, një ish-mundës kampion, vazhdues i denjë i traditës së babait të tij, Ali Anza, i ndarë nga jeta aksidentalisht pak vite më parë.