Lajme

Vllaznia e mundjes, fituese e kupës U-9 / Spikatën kampionët individualë: Hoti, Demushi, Demushi, Hafizi

Mundësit e vegjël të Vllaznisë për kategorinë U9-të, të drejtuar nga traneri Altin Anza, bënë një përfaqësim shumë të mirë në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, zhilluar në kryeqytet për dy disiplinat e sportit të mundjes, të Lirë dhe Klasike për grupmoshat U-9 dhe U-12.

Paraqitjen më të mirë nga ekipi i Vllaznisë në mundjen e Lirë e kanë bërë mundësit  e vegjël të kategorisë U-9: Jasir Hoti, Veton Demushi, Prisjam Demushi dhe Jusuf Hafizi. Që të katër këto mundës të talentuar i fituan të gjitha ndeshjet me kundërshtarët e tyre duke u shpallur kampionë individual në peshat e tyre përkatëse.

Një figurë shumë të mirë sportive bënë edhe mundësit e renditur në vendin e dytë, ndonëse nuk ja dolën të shpallen kampionë individuale: Muhamed Ulqinaku dhe Emir Ulqinaku për grupmoshën U-9.

Ndërkohë që për kategorinë U-12, Fuhejd Faslia, Samed Lohja dhe Rajan Grenazi u renditën në vendin e dytë ndërsa Enes Ulqinaku në të tretin.

Rezultatet pozitive të arritura në këtë kampionat nga ekipi i Vllaznisë, janë tregues i një pune të vazhdueshme që po bën vitet e fundit trajneri Altin Anza, një ish-mundës kampion, vazhdues i denjë i traditës së babait të tij, Ali Anza, i ndarë nga jeta aksidentalisht pak vite më parë.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Mbyllet faza e rregullt e kampionatit të vajzave, vendosen katër ekipet që do të luajnë në ‘Final 4’

Java e 18-të, dhe njëkohësisht e fundit e kampionatit të rregullt në futbollin e vajzave,…

1 hour ago

PS mbyll fushatën në Shkodër  /  Rama- demokratëve: Me 11 maj minimumi dëgjoni Pavarotin, ose votoni PS

Me një takim të organizuar në sheshin para Bashkisë së Shkodrës, Partia Socialiste ka mbyllur…

2 hours ago

Kopliku: Shkodrës do t’i rikthehet madhështia / Kandidati i PD- ASHM  takim përmbyllës me banorët e rajonit nr. 1 në qytet

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike,  Ted Kopliku,  zhvilloi takimin përmbyllës me banorë të Rajonit…

2 hours ago

Spahia: Qeveri- simbol i krimit / Kandidati i PD- ASHM: Me 11 maj ta ndëshkojmë me votë

Në Berdicë, ashtu si në të gjithë qarkun Shkodër, politikat diskriminuese të qeverisë Rama për…

2 hours ago

Sterkaj: Do të jem zëri juaj – Ekipi i kandidatëve të PS-së takim në Velipojë

Ekipi i kandidatëve të PS për qarkun Shkodër , sëbashku me drejtuesin politik, Benet Beci…

2 hours ago

Boçi: Rama është i pashpresë / Drejtuesi politik i PD- së: Po kërkon edhe njëherë t’i imponohet Shkodrës

Rama po kërkon dhe njëherë tjetër  t’i imponohet Shkodrës dhe ta gjunjëzojë atë me urrejtjen…

2 hours ago