Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia e nis me fitore superligën / Loja nuk bind, por rëndësi kanë pikët dhe renditja në katërshe

Vllaznia e nis vitin me fitore vitin 2024 që është njëkohësisht edhe ndeshja e parë e fazës së tretë teksa mundi Kukësin me rezultatin 1 me  0. Takimi i luajtur pasditen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” për llogari të javës së19-të rregjistron gol që në sekondën e 59-të, kur sulmuesi shkodran Ildi Gruda, kalon në avantazh Vllaznisë. Ky avantazh kaq i shpejtë duket se kaloi në vetëkënaqësi futbollistët kuqeblu, të cilët në minutat në vazhdim nuk dhanë më të mirën e tyre në fushën e lojës. Nga ana tjetër, miqtë nga Kukësi ndërmarrin disa sulme të rrezikshme në portën e Vllaznisë duke shpërdoruar raste të pastra shënimi. Mes tyre, është edhe një penallti e humbur nga Rashiti në minutën e 38-të. Kukësi vazhdon ta qarkulloi topin më shumë edhe në pjesën e dytë, por nuk arrin të finalizoj rastet në gol, ndërkohë që kuqeblutë tentuan në minutën e 72-të, por portieri Tafas i mohoi golin e dytë Grudës duke bërë që e gjithë ndeshja të mbyllet me rezultatin minimal, 1-0 për Vllazninë.

Për zëvendëstrajnerin e Kukësit, Oltion Kërnaja, me lojën dhe rastet e krijuara, Kukësi meritonte më tepër në këtë ndeshje.

Edhe pse me një lojë jo bindëse,Vllaznia i gëzohet tre pikëshit që i mban në vendin e katërt me 29 pikë, po aq sa Tirana e vendit të tretë, ndërsa Kukësi renditet i parafundit me 19 pikë, ndërkohë që Superioren e kryeson Egnatia me 40 pikë e ndjekur nga Partizani me 35 pikë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

8 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

8 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

8 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

8 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

8 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

9 hours ago

This website uses cookies.