Vllaznia e Partizani nuk hapin rrugë

Pas takimit të parë, të luajtur më herët, në mbrëmje janë zhvilluar edhe dy takimet të tjera të javës së 21-të të Kategorisë Superiore dhe, në Shkodër, Vllaznia dhe Partizani kanë dhuruar spektakël në atë ishte sfida më interesante, me shkodranët që kërkonin t’u rrëmbenin kryeqytetasve vendin e dytë të renditjes. Në fakt, pjesa e parë e sfidës së zhvilluar në Stadiumin “Loro Boriçi”, ka parë një lojë të luftuar, me të dyja skuadrat që e kërkojnë golin, por do të jetë Partizani që do ta gjejë atë në minutën e 23-të.

Pas zhvillimit të një goditje këndi, Rrapaj harkon nga e djathta e sulmit kryeqytetas në zonën shkodrane, aty ku Maget kërcen më lart se të gjithë dhe me kokë dërgon topin në rrjetë. Vllaznia do të reagojë dhe 3 minuta para fundit të pjesës së parë do të fitojë një 11-metërsh, për një ndërhyrje të parregullt të Sotës në dëm të Balajt dhe ky i fundit nuk gabon nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat.

Në barazpeshë 1-1 do të mbyllen 45 minutat e para në Shkodër, ndërsa ato të dytat kanë qenë gjithashtu të luftuara, por përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, është mbyllur në barazim 1-1 kjo sfidë, që i lë të dyja skuadrat në pozita të njëjta në renditje.

VLLAZNIA-PARTIZANI 1-1

Është mbyllur sfida në “Loro Boriçi”, mes Vllaznisë dhe Partizanit në barazim 1-1.

62’ – E pabesueshme se çfarë ka humbur Gruda, Atanaskoski ka ndalur topin në vijën fatale.

58’ – Murataj tenton me një gjuajtje të fortë nga distance, por topi përfundon jashtë kuadratit.

Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

40 ‘ – Penallti për Vllazninë, Balaj është penguar nga Sota dhe gjyqtari i ndeshjes nuk heziton të tregojë pikën e bardhë. Është po Balaj që godet nga pika e bardhë për të vendosur barazpeshën në minutën e 42-të.

37’ – Bekim Balaj humbet një mundësi të artë për Vllazninë, brenda zonës goditi jashtë.

23’ – Partizani kalon në avantazh, është Maget që shënon me kokë

13’ – Edhe njëherë Skuka në sulm, por kësaj radhe ka humbur duelin me Qarrin.

5’ – Shkodranët përgjigjen me Grudën, i cili rrëzohet në zonë, por gjyqtari akordon faull në sulm

4’ – Është Partizani që jep sinjalin e parë në këtë sfidë, me Skukën që është shfaqur rrezikshëm në zonën shkodrane, por goditja e tij është neutralizuar nga mbrojtja

Ka nisur sfida në “Loro Boriçi” mes Vllaznisë dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

VLLAZNIA-PARTIZANI

VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Stojanoviç, Juriç, Hakaj, Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Mala, Gruda, Balaj.

Trajner: Qatip Osmani

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Taipi, Cara, Skuka.

Trajner: Orges Shehi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.