Vllaznia e vajzave në finalen e grupit, protagonistët e suksesit flasin nga Gjeorgjia për RTSH Shkodra
Vllaznia e futbollit femra e ka nisur mbarë konkurimin në Ligën e Kampioneve, teksa në takimin e parë të grupit 2 ka fituar gjysmëfinalen ndaj ekipit gjeorgjian Lanchkhut me rezultatin 3 me 0. Autore të golave për Vllazninë ishin Megi Doçi dhe Klaudia Borçi në pjesën e parë dhe Xhesika Ndoj në pjesën e dytë. Protagonistët e këtij suksesi, trajneri Nikolin Leka, kapitenia Ezmeralda Franja, golashënuesja Megi Doçi dhe videoanalisti Oliver Matija kanë folur për RTSH Shkodra përmes një lidhje direkte nga Gjeorgjia me emisionin Studio Sport.
Takimi i dytë në raundin e parë të Ligës së kampioneve të europës për Vllazninë, është ai që do të luhet pasditen e shtunës së 7 shtatorit ku do të ndeshet në finalen e grupit 2 përballë skuadrës kampione të Austrisë St. Polten.