Vllaznia e vajzave nuk e lëshon kreun / Të shtunën, klasikja, Tirana-Vllaznia. Trajneri Leka: Vetëm fitore!

vllaznia e vajzave trajneri lekaj

vllaznia e vajzave trajneri lekaj

6 ndeshje 6 fitore, 63 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Këto janë shifrat e Vllaznisë në futboll femra për gjashtë javët e para të kampionatit, ku Vllaznia me 18 pikë është kryesuese e kampionatit të Superligës se futbollit të femrave. Po kaq pikë ka edhe Tirana, por me golaverazh më të dobët, 54-4, renditet e dyta pas Vllaznisë. Dy skuadrat në fjalë ballafaqohen këtë fundjavë në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit, sfidë kjo që pritet me shumë interes nga të dyja kampet përkatëse. I ftuar në emisionin Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra,  trajneri kuqeblu, Nikolin Leka, shprehet optimist për fitore dhe avancimin e skuadrës së tij drejt titullit kampion.

Në panelin e emisionit “Studio Sport”, ishin edhe ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares, Çlirim Basha dhe analisti i sportit, Apollon Haxhi, të cilët komentuan suksesin e kualifikimit të kombëtares kuqezi në Europian, pragndeshja e Superiores, Vllaznia-Laçi për javën e 13-të, suksesin e karateistes lezhjane, Mikela Skandaj në Kampionatin Europian, etj

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.