vllaznia e vajzave trajneri lekaj
6 ndeshje 6 fitore, 63 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Këto janë shifrat e Vllaznisë në futboll femra për gjashtë javët e para të kampionatit, ku Vllaznia me 18 pikë është kryesuese e kampionatit të Superligës se futbollit të femrave. Po kaq pikë ka edhe Tirana, por me golaverazh më të dobët, 54-4, renditet e dyta pas Vllaznisë. Dy skuadrat në fjalë ballafaqohen këtë fundjavë në fushën sportive “Skënder Halili” të kryeqytetit, sfidë kjo që pritet me shumë interes nga të dyja kampet përkatëse. I ftuar në emisionin Studio Sport, transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, trajneri kuqeblu, Nikolin Leka, shprehet optimist për fitore dhe avancimin e skuadrës së tij drejt titullit kampion.
Në panelin e emisionit “Studio Sport”, ishin edhe ish futbollisti i Vllaznisë dhe i kombëtares, Çlirim Basha dhe analisti i sportit, Apollon Haxhi, të cilët komentuan suksesin e kualifikimit të kombëtares kuqezi në Europian, pragndeshja e Superiores, Vllaznia-Laçi për javën e 13-të, suksesin e karateistes lezhjane, Mikela Skandaj në Kampionatin Europian, etj
Vllaznia- Gramshi është përballja e parë e vajzave kuqeblu pas përforcimit me afrime të reja…
Një program i ri punësimi në sektorin e shërbimit, përfshirë bare, restorante dhe kuzhinë, është…
Rruga e Komanit, e amortizuar prej vitesh dhe një nga kërkesat e kahershme të komunitetit…
Bimët medicinale, vitin e shkuar, nuk kanë patur shitje të kënaqshme. Kjo ka bërë që…
Klinika e fizioterapisë u shërben jo vetëm studentëve, por edhe më gjërë. Pedagogu i degës…
Grimca të rëndësishme dhe me ndikim në jetën e një gruaje vendosi t’i rrëfejë më…
This website uses cookies.