Vllaznia e volejbollit rikthehet tek fitoret- Vllaznia femra dhe meshkuj, fitojnë me Dinanom dhe Studentin

Pas një seri rezultatesh negative, ekipet e volejbollit Vllaznia, për femra dhe meshkuj  janë rikthyer tek fitoret. Kjo ka ndodhur në kuadrin e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Superligës, ku dy ekipet në fjalë ishin mysafire në kryeqytet duke u përballur me Dinamon dhe Studentin. Të parat që kanë zbritur në fushën e lojës kanë qënë ekipet e femrave, Dinamo-Vllaznia. Një sfidë që zgjati 2 orë e 22 minuta, me përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund festa u takoi vajzave shkodrane, të cila drejtohen nga zv.trajneri Gentjan Curraj pas ldorëheqjes së trajneres Nora Deda. Amerikanet Ëilliams me 32 pikë dhe Magee me 17, si dhe Esmeralda Tuci me 16 pikë bënë diferencën në suksesin e Vllaznisë. Me këtë fitore, Vllaznia e femrave ka lënë përkohësisht fundin e renditjes duke u ngjitur në vendin 7 me 5 pikë, ndërsa Barleti mbyll tabelën me 3 pikë. Me shumë rivalitet dhe me të njëjtat shifra, 2 me 3 në favor të Vllaznisë është mbyllur ndeshja e meshkujve, Studenti-Vllaznia. Skuadra vendase mori setin e parë 25-19, kuqeblutë kundrapërgjigjen duke marrë setin e dytë 21-25 duke u barazuar me sete 1 me 1. Në të tretin është përsëri Sdudenti që fiton ngushtë 25-23, por Vllaznia fiton me të njëjtat shifra 23-25 setin e katërt duke e çuar ndeshjen me set final, aty falë edhe shutimeve të suksesshme të kapitenit Nikolin Qafarena që ishte edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, Vllaznia fiton 20-22 dhe të gjithë ndeshjen me sete 2 me 3.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.