Pas një seri rezultatesh negative, ekipet e volejbollit Vllaznia, për femra dhe meshkuj janë rikthyer tek fitoret. Kjo ka ndodhur në kuadrin e javës së shtatë të Kampionatit Kombëtar të Superligës, ku dy ekipet në fjalë ishin mysafire në kryeqytet duke u përballur me Dinamon dhe Studentin. Të parat që kanë zbritur në fushën e lojës kanë qënë ekipet e femrave, Dinamo-Vllaznia. Një sfidë që zgjati 2 orë e 22 minuta, me përmbysje dhe ripërmbysje, ndërsa në fund festa u takoi vajzave shkodrane, të cila drejtohen nga zv.trajneri Gentjan Curraj pas ldorëheqjes së trajneres Nora Deda. Amerikanet Ëilliams me 32 pikë dhe Magee me 17, si dhe Esmeralda Tuci me 16 pikë bënë diferencën në suksesin e Vllaznisë. Me këtë fitore, Vllaznia e femrave ka lënë përkohësisht fundin e renditjes duke u ngjitur në vendin 7 me 5 pikë, ndërsa Barleti mbyll tabelën me 3 pikë. Me shumë rivalitet dhe me të njëjtat shifra, 2 me 3 në favor të Vllaznisë është mbyllur ndeshja e meshkujve, Studenti-Vllaznia. Skuadra vendase mori setin e parë 25-19, kuqeblutë kundrapërgjigjen duke marrë setin e dytë 21-25 duke u barazuar me sete 1 me 1. Në të tretin është përsëri Sdudenti që fiton ngushtë 25-23, por Vllaznia fiton me të njëjtat shifra 23-25 setin e katërt duke e çuar ndeshjen me set final, aty falë edhe shutimeve të suksesshme të kapitenit Nikolin Qafarena që ishte edhe pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 31 pikë, Vllaznia fiton 20-22 dhe të gjithë ndeshjen me sete 2 me 3.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.