Vllaznia-Egnatia, betejë për finale, trajneri Osmani dhe kapiteni Balaj, garantojnë kualifikimin

Vllaznia dhe Egnatia do të përballjen pasditen e së mërkurës në stadiumin “Loro Boriçi” për të vendosur se cila prej tyre shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë. Takimi i parë gjysmëfinal i luajtur në Rrogozhinë është mbyllur 1 me 0 për Egnatian, ndërsa për sfidën e së mërkurës kuqeblutë pritet ta përmbysin rezultatin në favor të tyre. Një gjë të tillë e shprehën edhe trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Bekim Balaj gjatë konferencës për shtyp dhënë paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.
Për të shkuar në finale, Vllaznisë i duhen dy gola në këtë ndeshje pa pësuar asnjë, dhe këto i merr përsipër kapiteni Balaj, që për të realizuar këtë objektiv kërkon edhe mbështetjen e tifozëve.
Ndeshja, Vllaznia-Egnatia e vlefshme për gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë luhet të mërkurën në “Loro Boriçi”, ora 18:00.