Vllaznia-Egnatia kryendeshja e javës së 6-të/ Ish portieri kuqeblu Paulin Ndoja, beson tek kjo Vllazni
Vllaznia-Egnatia konsiderohet ndeshja më kryesore e javës së gjashtë të Superiores së futbollit shqiptar. Kuqeblutë, të cilët renditen në vendin e tretë me 8 pikë kanë përballë ekipin e Egnatias që kryeson renditjen. Në prononcimin e dhënë për RTSH Shkodra, ish portjeri i famshëm i Vllaznisë, Paulin Ndoja, fillimisht vlerëson fitoren e realizuar të shtunën e kaluar ndaj Teutës.Ndër të tjera, Ndoja ndalet edhe tek nxënësi i tij Kristi Qarri, që sipas tij duhej t’i ishte dhënë besimi edhe më herët.Po, si e parashikon Paulin Ndoja, ndeshjen e së mërkurës, Vllaznia-Egnatia?Ndeshja, Vllaznia-Egnatia, luhet pasnesër në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 18:00.