Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro Boriçi”.
Luhet ndeshja e kthimit, pasi e para në Elbasan u mbyll me rrjeta të paprekura.
Vllaznia ka deklaruar se luan për të dy trofetë, ndërsa Elbasani mund ta shohë si një mundësi të mirë për të arritur Kupat e Europës përmes këtij kompeticioni.
Pas barazimit për Superligën, trajneri Thomas Brdaric flet edhe për fitore në ndeshjen e Kupës, të martën.
Ndeshjet e Kupës, sidomos e dyta, nuk janë aspak të lehta.
Vllaznia vuajti shumë në turin pararadhës përballë Besës për të ecur për më tej.
Në jo pak raste, ndeshjet e Kupës zgjidhen nga episode apo raste të kthyera në gol nga ata që konsiderohen “zgjidhës të situatave”.
Ndoshta Vllaznia është disi më e favorizuar, duke shpresuar në mbështetjen e tifozerisë vendase.
Përtej kësaj, Vllaznia- Elbasani parashikohet një ndeshje e fortë, fitorja sipas gjasave, do t’i takojë ekipit që do të gabojë më pak.
Nuk është çudi që fituesin ta nxjerrë “ruleta” e penalltive pas futbollit të luajtur në 120 minuta.