Paraqitje e mirë, por që nuk mjafton për të vazhduar më tej. Vllaznia e futbollit të femrave është eliminuar nga Champions League pas disfatës 1-0 të pësuar përballë kampiones së Austrisë, St.Polten. Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar nga Dubcova në minutën e 17-të të takimit. Një gol që me pak kujdes nga ana e repartit të prapavijës edhe mund të evitohej. Në pjesën e dytë vajzat kuqeblu me në krye dy protagomistet kryesore të skuadrës, kapitenen Ezmeralda Franja dhe Megi Doçin ushtruan presion në portën austriake duke kërkuar me insistim golin e barazimit dhe më pas ta çonin ndeshjen në shtesë duke besuar se do të ishin ato të kualifikuarat e këtij grupi. Por, pikërisht në momentin më të mirë të Vllaznisë, kur kishin mbetur dhe 10 minuta nga fundi i sfidës, Doçi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke e bërë gjithçka akoma më të vështirë për skuadrën kuqeblu. Kështu, përpos dëshirës dhe këmbënguljes së vazhdueshme për rezultat pozitiv, Vllaznia detyrohet të pranojë humbjen duke mos qënë në gjendje të vazhdoj më tej në “UEFA Ëomen’s Champions league”. Gjë të cilën do ta vazhdojë kampionia e Austrosë St. Polten, e cila si e para e grupit 2 kualifikohet në raundin e dytë. Gjithësesi, Vllaznia e futbollit femra largohet me kokën lart nga ky kompeticion, ndërkohë që me datë 14 shtator, ORA 19:00 është e ftuar të luaj në France në një miqësore luksi me Olimpik Lyon, skuadrën më të larta në rang europian dhe botëror.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…
Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…
Katër efektivë të “Shqiponjave”, në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…
Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…
Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…
Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari. Gjatë hytbes…
This website uses cookies.