Bëri shumë bujë në media fakti që klasikja e futbollit shqiptar do të zhvillohej në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës. Ndërsa në fushën e blertë, sfida mes Tiranës dhe Vllaznisë nuk kishte shumë histori, pasi shkodranët fitojnë takimin me rezultatin 4-2.
Shkodranët zgjidhin shumë shpejt ndeshjen dhe brenda 34 minutave të para e shohin veten në avantazh të trefishtë. Balaj zhbllokon sfidën nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa pak minuta më vonë kapiteni i Vllaznisë shënon edhe golin e dytë personal. Rrugën e rrjetës e gjen edhe Mala dhe kuqeblutë mbyllin pjesën e parë në avantazh 3-0.
Autogoli i Juriç në fillimin e pjesës së dytë solli pak optimizëm në kampin e Tiranës, por është Gruda që shënon sërish për shkodranët.
Akordohen 17 minuta shtesë për shkak të vonesave që erdhën për shkak të sjelljes së tifozëve. Tirana fiton një penallti që kthehet në gol nga Bajrovic. Bardheblutë mundohen në minutat e mbetura (shënojnë një gol, që anulohet nga VAR), por nuk arrijnë që të ndryshojnë fatin e kësaj sfide.
Mbyllet 4-2 për Vllazninë klasikja e luajtur në Lushnjë. Shkodranët ngjiten në kuotën e 18 pikëve dhe momentalisht janë në vendin e parë në renditje, ndërsa Tirana mbetet në kuotën e 11 pikëve dhe tashmë është shumë pranë zonës që të zbret në kategorinë inferiore.
Në muajin janar janë 2 mijë të prekur me grip në Shkodër të cilët I…
Përmes fragmenteve të librave, lajmeve, krijimeve artistike dhe pjesëve historike të përzgjedhura me kujdes, ky…
Senati akademik zhvilloi mbledhjen e parë të këtij viti ku fokusi ishte jo vetëm ridimensionimi…
Ky është 81-vjeçari Gjergj Marku nga fshati Hot i Ri i Shkodrës. Që në moshë…
Policia ka arrestuar një shtetas 54-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për…
Manchester United fiton derbin britanik. Ekipi anglez fitoi 2-1 ndaj Rangers, përballje e vlefshme për…
This website uses cookies.