Vllaznia fitore të “artë” në Korçë / Trajneri Memelli mesazh solidarizimi për familjen e kolegut Hasani
Vllaznia rikthehet tek fitorja duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme pas një seri ndeshjesh negative që e rënduan situatën në kampin kuqeblu. Dhe, këtë e bëri në transfertën korçare duke mundur Skënderbeun me rezultatin 0 me 2. Fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur autogoli i shënuar në portën e tij nga Dumfur në të 84-tën minutë dhe më pas goli mjeshtror i të riut të talentuar shkodran, Antonio Delaj në minutën e pestë shtesë. Për t’u theksuar është se në minutën e 34-tërt të pjesës së parë gjyqtari kryesor Erjon Bastari ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin korçar Elvis Premçi duke e detyruar Skënderbeun të luajë më një futbollist më pak deri në mbyllje të takimit.
Tre pikëshi i marrë në transfertën korçare e ka ngritur Vllazninë në kuotën e 12 pikëve duke u barazuar me pikë me Skënderbeun në vendin e pestë në një klasifikim të përkohshëm, pasi të dielën dhe të hënën luhen ndeshjet e tjera të javës së nëntë të Abissnet Superiore.