Vllaznia fituese në Taekwondo/Shkodranja Ajris Sula shpallet sportistja më e mirë e aktivitetit

taek

taek

Është mbyllur me sukses Kupa e Shqipërisë dhe Kampionati Kombëtar i Demostrimit në Taekwondo 2023. I zhvilluar në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, aktiviteti në fjalë, që ishte i fundit për këtë vit kalendarik, pati një pjesëmarrje të madhe, mbi 350 sportistë, përfaqësues të 20 ekipeve, më e madhja në konkurimin e viteve të fundit në këtë sport. Ekipi me pjesëmarrjen më të madhe në këtë aktivitet ishte ai i Vllaznisë, i cili u përfaqësua me 104 sportistë të kategorive të ndryshme moshash, nga 6 vjeç deri në kategorinë e mtë rriturve. I drejtuar nga kryetrajneri Elion Puka dhe kolegët e tij, Neriman Puka, Nikolin Perzefi, Blerta Perzefi, Irsa Osmanagiq, Selma Uruçi, si dhe emra të tjerë të një stafi të zgjeruar trajnerësh të grupmoshave të ndryshme, në klasifikimin ekipor, Vllaznia arriti të fitojë vendin e parë për kategorinë e fëmijëve. Për kategorinë e para të rinjëve, Vllaznia u rendit e dyta, si dhe dy vende të treta për kategoritë e të rinjëve dhe të rriturve. Ndërkohë, në konkurimin individual, sportistët e Vllaznisë, arritën të fitonin 22 vende të para, 24 vende të dyta dhe 40 vende të treta. Nga gjiri i Vllaznisë doli edhe sportistja më e mirë e aktivitetit për kategorinë e fëmijëve, Ajris Sula, e cila u shpall kampione në peshën deri në 31 kg për kategorinë B. Kupën e Shqipërisë dhe Kampionatin Kombëtar të Demostrimit në Taekëondo 2023, e ndoqën prej së afërmi edhe Zv/Ministri i Arsimit dhe Sportit Endrit Hoxha, Deputetja së Qarkut Shkodër Edona Bilali, Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, Drejtoresha e Rinisë dhe Sportit në Bashkinë Shkodër Amila Gjyrezi, etj. Krahas dorëzimit të trofeve ekipor dhe individual për më të mirët e Kupës së Shqipërisë në Taekëondo, organizatorët e aktivitetit kanë shpëndarë tituj “Mirënjohje” për disa nga autoritetet e pranishme, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe në përgjithësi për mbështetjen që po i japin këtij sporti në përgjithësi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.