Vllaznia-Flamurtari, sot ora 17:00 / Kuqeblutë me formacionin më të mirë, gjykon elbasanasi Alla
Vllaznia dhe Flamurtari do të përballen pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00 për llogari të turit të katërt të Kupës së Shqipërisë. Sipas rregullores së FSHF-së, deri në mbarim të turit të katërt, ndeshjet e kupës zhvillohen me një takim, ku në përfundim të ndeshjes përcaktohet skuadra që do të kalojë në turin tjetër mes tetë më të mirave të kompeticionit. Jo vetëm për faktin se është një ndeshje teke, por edhe për emrin e traditës së skuadrës së Flamurtarit që kanë përballë, stafi teknik kuqeblu ka planifikuar që në fushë të jetë formacioni më i mirë. Nga sa mësohet, takimi i sotëm Vllaznia-Flamurtari do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh nga qyteti i Lushnjës më arbitër kryesor Laver Alla, ndërkohë që anësor janë Devis Koreshi dhe Edlir Malo, si dhe arbitër i katërt Olti Çela. Ndërkohë, delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Uvil Zajmi dhe vëzhguesi Ilirjan Kristo, janë nga Tirana