Categories: LajmeSportFutboll

Vllaznia-Flamurtari, sot ora 17:00 / Kuqeblutë me formacionin më të mirë, gjykon elbasanasi Alla

Vllaznia dhe Flamurtari do të përballen pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 17:00  për llogari të turit të katërt të Kupës së Shqipërisë. Sipas rregullores së FSHF-së, deri në mbarim të turit të katërt, ndeshjet e kupës zhvillohen me një takim, ku në përfundim të ndeshjes përcaktohet skuadra që do të kalojë në turin tjetër mes tetë më të mirave të kompeticionit. Jo vetëm për faktin se është një ndeshje teke, por edhe për emrin e traditës së skuadrës së Flamurtarit që kanë përballë, stafi teknik kuqeblu ka planifikuar që në fushë të jetë formacioni më i mirë. Nga sa mësohet, takimi i sotëm Vllaznia-Flamurtari do të gjykohet nga një katërshe gjyqtarësh nga qyteti i Lushnjës më arbitër kryesor Laver Alla, ndërkohë që anësor janë Devis Koreshi dhe Edlir Malo, si dhe arbitër i katërt Olti Çela. Ndërkohë, delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Uvil Zajmi dhe vëzhguesi Ilirjan Kristo, janë nga Tirana

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia rimerr vendin e dytë, Partizani zyrtarisht në krizë

Vllaznia mposht 2-0 Partizanin në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e dytë në tabelën…

6 minutes ago

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

15 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

15 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

15 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

15 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

16 hours ago

This website uses cookies.