Vllaznia gabon në javën e tretë / Kuqeblutë u- 21 zhgënjejnë në Fier, e mund Apolonia vendase

Tre ndeshje, dy barazime dhe një humbje, është bilanci i Vllaznisë U21 në këtë fillim kampioni. Dy barazimet e mëparshme, i pari është regjistruar në transfertën e javës së parë me ekipin e Partizanit, ndërkohë i dyti ishte ai i luajtur përballë Kukësit në stadiumin “Reshit Rusi”. Ndërkohë, humbja ka ardhur në javën e tretë, ndeshje kjo e luajtur në transfertë me ekipin e Apolonisë së Fierit.  Bunjaj, Sylia, Ramja, Paloka, Kapllanaj, Shimaj, Dulaj, Cungu, Dodaj, Halili, Kubazi, ishin lojtarët e aktivizuar nga minuta e parë, ndërkohë që tekniku Ergi Borshi aktivizoi gjatë ndeshjes edhe Rrokun, Zahin, Kodren, Selmanin dhe Jahajn. Fierakët kalojnë shumë shpejt në avantazh duke shënuar që në minutën e katërt me anë të lojtarit të tyre më të mirë Redi Kaçanolli. Të gjendur në disavantazh që në nisje të takimit, kuqeblutë shtojnë forcat sulmuese për të kërkuar golin e barazimit. Rastet për gol nuk mungojnë, por portjeri vendas Bushi bëhet shbpëtimtar i portës së tij. Me fitoren 1 me 0 në favor të Apolonisë mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që kur pritej goli i barazimit për Vllaznisë, është Apolonia që gjen golin e dytë në minutën e 51-të me anë të futbollistit të huaj Calice. 2 me 0 për fierakët, por nuk mjafton me kaq, sepse vetëm një minutë më pas, Vllaznia ndëshkohet me një karton të kuq nga arbitri Merdanja në dëm të mbrojtësit shtatlartë Klejdi Paloka, i cili detyrohet të largohet nga fusha e lojës. Në këto rrethana, me një futbollsit më pak në fushën e lojës dhe me disavanatzhin 2 me 0, 21 vjeçarët e Vllaznisë e kanë të vashtirë të përmbysin rezultatin. Kështu, që i gjithë takimi mbyllet me rezultatin 2 me 0 në favor të Apolonisë. Më i rëndësishëm sesa rezultati, është përformanca jo e mirë futbollistëve kuqeblu në fushën e lojës, të cilët në këtë fillim kampionati akoma nuk kanë arritur të marrin vlerësimet e duhura nga stafi teknik si dhe drejtuesit e klubit, të cilët presin që ky kontigjent futbollistësh të jetë furnizues i ekipit të parë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

2 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

2 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

2 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

2 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

2 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

2 hours ago

This website uses cookies.